Afera e incineratorëve, Braimllari: Është bërë me porosi të Ramës, duhet të ishte hetuar i pari
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka dorëzuar në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat provojnë atë që po hetohet si afera e incineratorëve. Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për incineratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm LSI-së, Endrit Braimllari, në një intervistë për Ora News, se në këtë aferë nuk janë përfshirë vetëm një apo dy persona, por sipas tij të përfshirë janë edhe Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe Kryetarët e Bashkive.
Për Braimllarini pari që duhet të ishte pjesë e këtij procesi hetimor është Rama, pasi ky i fundit ka çuar deri në fund aferën.
Endrit Braimllari: Është shumë e qartë që kjo situatë kaq e rëndë. Ky mega operacion nuk ka të bëjë me një apo dy persona, por përfshin shumë. Fillimisht fillon me kryeministrin sepse është personi i cili e ka promovuar dhe e ka çuar deri në fund këtë proces. Janë me video se si Kryeministri i promovon incieneratorët. Ai duhet të ishte i pari që minimum duhet të ishte marrë në pyetje, dhe të ishte pjesë e procesit hetimor. Po ashtu dhe ministrat dhe kryetarëve të bashkive. Është e paprecedent se si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, jep OK, duke mos marrë miratimin e Këshillit të qarkut. Po kështu dhe kryetari i Bashkisë Fier.
Është një mega skandal që është bërë me porosi të Edi Ramës. Dosja e LSI është e kompletuar. Kjo është çështje shumë serioze që prek të gjithë shtetin, duke filluar nga Kryeministri. Është e gjithë qeveria e Edi Ramës e përfshirë. Kontrata mori firmat e të gjithë ministrave pa u shqyrtuar. Problemi qëndron se sa serioz do të jemi në avancimin e hetimeve.
Jemi të bindur që është përfshirë Edi Rama. Ky hetim duhet të shkojë deri në fund, aty ku është e vërteta. Kryeministri dhe Ministrat kanë shkelur hapur ligjin. Shqiptarët ende nuk kanë besimin e duhur te drejtësia. Ne jemi ende në kohë për të inkurajuar që kjo çështje të shkojë deri në fund. Kryeministri nuk mund ta quaj këtë çështje individuale, sepse kjo është kolektive.
Ai shton më tej se paratë që janë marrë nga afera e incineratorit janë përdorur për fushatën zgjedhore.
Endrit Braimllari: Paratë e incineratorit janë përdorur në fushatë për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Nuk ka drejtësi për këtë çështje nëse nuk thirret Kryeministri dhe ministrat për t’u marrë në pyetje. Janë të përfshirë më shumë se 10 institucione. Presim zbardhjen e kësaj çështje. Kanë punuar në ekip për ta kopsitur këtë çështje.

