Afera e incineratorëve/ Braimllari: Veliaj reagoi për të mbrojtur skemën korruptive ku është përfshirë
Sekretari i LSI-së, Endri Braimllari, ka folur në lidhje me aferën e incineratorëve, ka pak ditë më parë Monika Kryemadhi tha se në kompanitë e incineratorëve është bërë evazion fiskal.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Braimllari tha se skema e incineratorëve nuk është vetëm e një apo dy personave, por është e shtrirë dhe më gjerë.
Endrit Braimllari: Është një denoncim tjetër i bërë nga ana e LSI-së,nga Monika Kryemadhi,e cila ka bërë publike evazionin fiscal që ka vepruar në çështjen e incineratorëve. Nuk janë mjaftuar vetëm me korrupsionin. Në Tiranë nuk ka incineratorë. Këta personazhe nuk janë mjaftuar thjesht me abuzimin e incineratorëve, në këtë skemë korruptive por e kanë thelluar edhe më tej duke bërë dhe evazion fiskal përsa I përket transfertës së faturave të njëri-tjetrit. Skema e incineratorëve nuk është vetëm e një apo dy individi. Rama po përpiqet ta mbajë të izoluar thjesht për një ose dy persona që sot janë në masën e arrestit.
Ai tha se ka pasur një reagim nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ky i fundit do të mbrojë skemën efektive, pasi sipas tij është i përfshirë drejtpërdrejt.
Endrit Braimllari: Po të shikoni dje dhe sot ka një reagim të qeverisë, dje Veliaj doli e reagoi. Unë e kuptoj se Veliaj duhet ta mbrojë këtë skemë se është I përfshirë drejtpërdrejt. Nëse ka sot një person që duhet të ishte marrë nën hetim dhe duhet të ishte thirrur në Prokurori, do të jetë drejtpërdrejt Erion Veliaj. SPAK ka vepruar vonë. Nëse do kishte vepruar para 25 Prillit, do të kishim një rezultat tjetër të LSI-së.
Braimllari tha firma duhet të bllokohet, ndërsa shtoi se në këtë aferë është i përfshirë Rama e Veliaj.
Endrit Braimllari: Sot ka dy personazhe të lidhur drejtpërdrejt me këtë çështje që po mbajnë peng sistemin e drejtësisë, që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Pse këto paguajnë para për firmat fiktive, pse marrin para nga buxheti I shtetit. Firmat duhet të bllokohet. Unë kam bindjen maksimale se kjo dosje do të çmontojë njëherë e përgjithmonë regjimin e rilindjes, Edi Ramën dhe do nxjerrë përballë shqiptarëve aferën korruptive dhe se si Erion Veliaj drejton në mënyrë të jashtëligjshme Bashkinë e Tiranës. Çështja e incineratorëve ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës, me qëllim që qytetarët e këtij vendi të marrin njëherë e përgjithmonë përgjigjen e merituar se ku shkojnë paratë e tyre.
Më tej ai theksoi se LSI do i shkojë kësaj çështje deri në fund, në mënyrë që të çojë para drejtësisë personazhe që kanë abuzuar me qytetarët e këtij vendi.
Endrit Braimllari: LSI nuk do i ndahet kësaj çështje dhe do i shkojë deri në fund, për t’i shkuar deri në fund për të çuar para drejtësisë këto personazhe që kanë abuzuar me qytetarët e këtij vendi.