Adriana Kalaja: Veliaj të vijë në gjykatë, do të bëjë pis qëndrestarët e Teatrit

Është shtyrë për më 2 nëntor seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Anti Korrupsion ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Shkak është bërë mos paraqitja në sallë e Veliajt apo e avokatit të tij.

Ai është kallëzuar penalisht nga përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja për shpifje lidhur me çështjen e shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar.

" Veliaj të vijë në gjykatë e të dëshmojë se cili është vendimi që unë qenkam çertifikuar mashtruese. Publiku e di shumë mirë kush është mashtruese në gjithë këtë histori dhe tentativa e tij është të bëjë pis qëndrestarët e teatrit" 

EMISIONET