“Adela Hysenaj shfrytëzoi postin në 5 episode”/ Prokuroria zbardh akuzat ndaj 4 zyrtarëve të Subashit
Prokuroria e Fierit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me masat e sigurisë të lëshuara ndaj katër zyrtarëve të lartë në Bashkinë Fierit, ku ka zbardhur dhe akuzat ndaj tyre.
Ata akuzohen për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, teksa më konkretisht bëhet fjalë për zyrtarët e mëposhtëm:
Dy të parët janë me masa sigurie “Arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, ndërsa dy të tjerët vetëm me pezullim nga detyra, teksa Martin Dobit i është bllokuar edhe pasaporta, duke i ndaluar daljen jashtë vendit.
Duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, ata nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë të reja në arkat e Bashkisë Fier. Gjithashtu, ata nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.
Më konkretisht, Prokuroria e Fierit bën me dije se nga hetimet e deritanishme, rezulton se:
Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Fierit ka marrë në pyetje edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, nëse a ka patur dijeni për abuzimet e bashkëpunëtorëve të tij, por deri më tani nuk ka masë sigurie për të.


