Abazi: Serbia kërcënon me luftë Kosovën, Vuçiçi pezulloi eksportin e drithërave, Rama akoma me Open Ballkan
Në një intervistë për RTV Ora, ish-kreu i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi u shpreh se janë bërë disa kërcënime për lufta nga zyrtarët serbë kundrejt Kosovës nëse ajo përpiqet të anëtarësohet në NATO.
Ai tha se vendi ynë krijuar një varësi nga Rusia dhe Serbia, qysh nga nafta deri te drithërat. Ballkani i Hapur vazhdon të mbetet edhe pse Rama nuk tërhiqet kur Vuçiç ka pezulluar eksportin e drithërave
Abazi: Tashmë janë bërë disa kërcënime për lufta nga zyrtarët serbë kundrejt Kosovës nëse ajo përpiqet të anëtarësohet në NATO. Për Kosovën kjo është e vetmja garanci për sigurimin e sigurisë në rajon. Ndërsa Vuçiç ka bërë me dije se ka pasur një marrëveshje me Putin për Bosnje-Hercegovinë. Ndërlidhja ekonomike me shtet armike sikurse janë Serbia dhe Rusia, e cila na ka futur në listën e shteteve armike. Ndërsa Serbia ka qenë e tillë sepse po kërcënon Kosovën me luftë.
Ne kemi krijuar një varësi nga Rusia dhe Serbia, qysh nga nafta deri te drithërat. Ballkani i Hapur vazhdon të mbetet edhe pse Rama nuk tërhiqet kur Vuçiç ka pezulluar eksportin e drithërave. Ky është një mësim për të gjithë Evropën. Ish-ministrja e jashtme e Austrisë ftoi Putinin në dasmën e saj dhe ka foto duke kërcënuar. Ajo vjet u emëruar në bordin e kompanisë më ta madhe të naftës në Rusi. Ndërsa Austria i ka vendosur sanksione Rusisë sot. Prandaj nuk mund të hapet tregjet nga të gjitha shteteve me një përrallë që na është thënë se përmes ekonomisë do të kemi më shumë siguri.
Abazi shtoi se Shqipëria e ka vendosur veten si shtet përmes ekonomisë, në duart e regjimeve si ai i Vuçiç, që është i varur nga Putini në Rusi.
Abazi: Ne e kemi vendosur veten si shtet përmes ekonomisë në duart e regjimeve si ai i Vuçiç, që është i varur nga Putini në Rusi. Shumë mallra në vendin tonë kanë nisur ndikimin. Ndërsa Rama në kundërthënie me veten dhe me mashtrim, ai tha se i mbetet besnik tregut të lirë. Ai sapo i është bashkuar sanksioneve ekonomike kundrejt Rusisë. Këto seksione nuk kanë të bëjnë me tregun e lirë, por me politikën dhe sjellin pasoja ekonomike. Çdo qeveri duhet të mendonte për neutralizimin e këtyre pasoje. Kjo ndodh përmes një ndërhyrje në treg që zbut këtë babëzi dhe heqjes dorë nga shteti kundrejt çdo përgjegjësie.


