A mund të ulet çmimi i karburanteve sot në Shqipëri? Buxhuku: Kemi bërë këto propozime

Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrisë gjatë një interviste për RTV ORA foli rreth çmimit të karburanteve.

Ai tha se propozimi mbi ndryshimin e politikës fiskale në drejtim të uljes së taksave të cilat e rëndojnë çmimin e karburantit e kombinuar me  ngritjen e një institucioni rregullator do të çojë në uljen e çmimit të karburanteve.

Gjergj Buxhuku:  Propozimi i parë që Konfindustrisa ka bërë është të ndryshojë politika fiskale në drejtim të uljes së taksave të cilat e rëndojnë tepër sot çmimin e karburantit. Si pikë orjentimi për masën e uljes së taksave është kufiri në të cilin veprojnë edhe vendet fqinje të rajonit të cilat sot e kanë çmimin e karburantit 20, 30, deri 40% më lirë sesa Shqipëria. Ky propozim duhet bërë paralelisht me ngritjen e një institucioni rregullator që kjo ulje çmimesh të mos përfundojë në xhepat e kompanive të naftës por të jetë i ndikueshëm në çmimin fundor të karburantit.

Përsa i përket Bordit të Transparencës ai tha se është e kundërta e propozimit të bërë nga Konfindustrisa.

"Bordi i Transparencës është antipod me propozimin që  Konfindustrisa ka bërë për rregullimin e tregut të karburanteve. Së pari sepse në Bordin e Transparencës janë përfaqësues të komoanive të naftës të cilat duhet të jënë subjekt i monitorimit të këtij autoriteti", tha ai. 

EMISIONET