A mëkaton prifti? Gjinishi: Njerëzit e Zotit janë njëlloj të barabartë, sot është luks të flasësh për çështjet fetare

Pedagogu, Ermir Gjinishi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se sot është luks që të flasësh për çështjet fetare.

Gjinishi: Edhe njerëzit e Zotit janë njëlloj të barabartë, edhe Klerikët janë të barabartë.

Mendohet se janë më shumë të përkushtuar, por nuk janë asnjeherë absolutisht të imunizuar sepse gjithçka varet nga ndërgjegjia e tij nga besimi i tij dhe besimi ndryshon.

Nuk do të thotë që të jesh Klerik dhe e ke mbyllur portën e besimit.

Nuk njihem personalisht, e kam parë vetëm nëpër media.

Është e rëndësishme për një shoqëri të qytetëruar që të flasi për pjesën spiritual sepse është një element i rëndësishëm.

Njeriu sado që ne përplasemi me teza, njeriu ka anën e tij shpirtërore.

Mendoj se sot është luks që të flasësh për çështjet fetare.

Shpesh herë protagonist të këtyre ngjarjeve nuk bëhen klerikë që vërtet dinë të flasin për doktrinat e tyre, për besimin e tyre.

 

EMISIONET