A jeni gati të dëshmoni për 21 janarin? Basha shmang pyetjen e gazetares: Le të fokusohemi në çështjet kryesore

Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë  para medieve pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Prokuroria në lidhje me protestën e 8 janarit.

Ai u shpreh se u shpreh në fokus të PD-së janë hallet dhe problemet e shqiptarëve.

Basha: Ne ekzistojmë për hir të problemeve dhe halleve të tyre dhe për t'i zgjidhur ato. Kjo është përballja e vërtetë. Një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë absolute që po pret zgjidhjen. PD ka për detyrë ta shtrojë këtë zgjidhje, ta diskutojë me shumicën e shoqërisë dhe ta bëjë realitet një orë e më parë.

Basha u pyet nga gazetarët nëse është i gatshëm të japë versionin e tij nëse rihapet dosja e 21 janarit. Ai tha se dosja është në procedurë të plotë në gjyqet shqiptare.

Basha: Me gjithë respektin më lejoni që mos ta kthejmë këtë në një kalvar pafund pyetjesh po të fokusohemi te çështjet kryesore për të cilat ndodhemi këtu.

Basha shtoi se thirrjeve të zotit Berisha demokratët e vërtetë i kanë dhënë përgjigjen e merituar. Sipas tij, ato janë thirrje për të përçarë demokratët dhe jo për të luftuar, por për të ndihmuar Edi Ramën. PD, tha ai, është pranë demokratëve në terren si në procesin e riorganizimit, ashtu edhe në një proces përgatitjeje për të forcuar aleancën me qytetarët.

EMISIONET