A jemi shoqëri vesesh? Mjeku jep alarmin: 14 persona vdesin çdo ditë në Shqipëri nga duhanpirja. Kujdes me alkoolin

A jemi shoqëri vesesh? Përgjigjen e kësaj pyetjeje Roland Shuperka, specialist i çështjeve mjekësore e dha në studion e lajmeve në “Ora News”, i cili theksoi se numri i duhanpirëseve të të gjithë botën jo vetëm që nuk ka rënë, por sa vjen e shtohet.

“Në botë numërohen rreth 1 miliard e 700 milionë njerëz, ndërsa në Shqipëri janë 780 mijë duhanpirës.

Nga 10 sëmundje, 4 i kanë duhanpirësit. Ne po vdesim nga katrani i duhanit, pra nga tymi.

Çdo ditë vdesin 14 persona në Shqipëri nga sëmundjet që shkakton pirja e duhanit.

Sa i përket përdorimit të alkolit, ne si mjekë rekomandojmë që një njeri mund të konsumojë deri në 40 mililitër alkool të fortë në ditë, por çdo sasi përtej kësaj më pas krijon pasoja, sidomos në mëlçi.

Kjo pasi mëlçisë i duhen dy ditë për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme pas përdorimit të alkoolit”, u shpreh ndër të tjera mjeku Roland Shuperka.

lili saraçi roland shuperka

EMISIONET