A ja vlen të bësh pushime në Shqipëri? Topuzi rendit arsyet pse turizmi nuk po rritet siç pritej

A ja vlen të bësh pushime në Shqipëri? Topuzi rendit arsyet

Në një intervistë për "Ora News", kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, ndau një pasqyrë realiste mbi gjendjen aktuale të turizmit në Shqipëri, duke theksuar rritjen e lehtë të vizitorëve, por edhe sfidat që ndikojnë në përvojën turistike në vend.

"Jemi në një fazë disi të stabilizuar, jemi diku 4% më tepër sesa një vit që kaloi. 3 mujori i parë ishte më pozitiv. Ka një shtim të vazhdueshëm, janë kryesisht turistë apo udhëtarë individualë, kjo është karakteristika e tyre që gati 85% e tyre janë vizitorë individual, jo me grupe e të organizuar sepse ne nuk kemi shumë kapacitete me resorte, me hotele të mëdhaja që të kenë paketa të parapaguara.

Jemi në një fazë të moderuar. Nuk besoj se do të ketë rritje shumë të madhe për turizmin e rërës dhe të detit, janë pak a shumë të njëjtat shifra me vjet. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk është problem çmimesh pasi Shqipëria në europë është vendi me paketat më të lira dhe të ardhurat më të ulëta për  turistë në vit kështu që nuk është kjo arsyeja.

Një pjesë e arsyeve është se na ka kapur të pa përgatitur lëvizja kaq e madhe e njerëzve. Jemi kantier ndërtimi në mënyrë të vazhdueshme, kudo ndërtohet sidomos në sezonin e verës. Trafiku gjithashtu është një problem i madh. Kjo bën që një pjesë e turizmit të cilët kanë ardhur për vit të mos gjejnë atë qetësinë e duhur dhe në rast se ti nuk shkon në kohë në një destinacion, kjo nuk është pozitive për turizmin", u shpreh Topuzi.

EMISIONET