A i ka kërkuar ambasadorja Yuri Kim të distancohet nga Berisha? Ja si përgjigjet Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë doli në një konferencë për median.  

A ka një krizë marrëdhënies me Berishën?

Ilir  Meta: Nuk ekziston asnjë krizë përveç atyre që shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij të shpërndarë kudo. Ka qenë koherencë e qartë. Politika e Edi Ramës është e qartë. Të varfërohet sa më shumë

Në takim me Yuri Kim a i është kërkuar Metës të distancohet nga Berisha?

Ilir Meta: “Kemi pasur një bisedë shumë të hapur dhe shumë bashkëpunuese. Natyrisht nuk ndajmë të njëjtat mendime apo vlerësime për  mendime apo vlerësime për çdo gjë.

 Sa I takon çështjeve të brendshme jam e bindur se respektojnë zgjedhjet dhe vendimet e çdo force politike e të qytetarëve shqiptarë. Në këtë drejtim jam I sigurtë që do të mbështesin çdo vendim që merr PL.

Po nëse do të ketë një kërkesë për tu distancuar?

Ilir Meta: Në çdo rast marrëdhëniet e mia dhe të PL-së me SHBA-në nuk cënohen. Amerika është vendi I lirisë. Në finale mbizotëron vullneti I popullit dhe Amerika ka treguar që e respekton vullnetin e popullit”

EMISIONET