A është Yuri Kim më afër me qeverinë sesa opozitën, ja si përgjigjet ambasadorja

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja Yuri Kim u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët duhet të ndërmarrin vettingut në mënyrë që të zbatohet reforma në drejtësi
Ajo tha se akuzat që është më afër me qeverinë, është një akuzë që u bëhen diplomatëve amerikanë kudo në botë.
Yuri Kim: Korrupsioni vret shpresë, prandaj duhet të zgjidhet një çështje e tillë. Prandaj gjyqtarët dhe prokurorët duhet të ndërmarrin vettingut në mënyrë që të zbatohet reforma në drejtësi. Kjo është fusha ku qeveri mund të bëjë një hap historik.
Ndërsa akuzat se jam më afër me qeverinë, është një akuzë që u bëhen diplomatëve amerikanë kudo në botë. Unë më ka dërguar presidenti amerikan për të mbrojtur interesat e kombit tim. Por ku vjen një diplomat i caktuar ai shkon te kreu i shtetit dhe paraqet letrat kredenciale. Unë sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mira pune. Por diplomacie ka edhe aspektin njerëzor dhe me bizneset.


