A duhej ndërhyrë më parë në Majën e Rrunës? Peleshi: Nuk jemi perfekt por po bëjmë maksimumin
Ministri i Mbrojtjes pranon se dje në Kukës situate ishte alarmante. Zjarri ishte afër hyrjes së tunelit.
“U shmang rreziku dhe u arrit që lëvizja në tunel të mos ndalohej në asnjë minutë” tha Peleshi i cili sot ishte atje për të monitoruar situatën.
Peleshi falenderoi drejtuesit e pushtetit vendor dhe ministrin e mbrojtjes së Kosovës për gadishmërinë dhe angazhimin që treguan me ardhjen në ndihmë për shuarjen e flakëve.
A duhej ndërhyrë më parë?
Peleshi u ndje keq nga pyejta e gazetarit dhe u përgjigj duke sjellë si shembull Llogaranë: Nuk duhet spekulluar. Nëse nuk e ke të plotë informacionin apo nuk e njeh shumë mirë dinamikën nuk është kështu.
Situata është shumë dinamike edhe në Llogara. Llogaranë po e ndjekim prej ditësh, me shumë trupa, me shumë këmbëngulje. 250 trupa qëndruan gjithë ditën aty. Kur ishim gati të shpallnim triumfin në Llogara, identifikuan dy elektrikë dore dhe pas gjysmë ore doli.
Ne nuk jemi perfekt por bëjmë maksimumin por nuk ka munguar gadishmëria.
Një helikopter holandez po punon për shuarjen e flakëve në Llogara ndërsa një tjetër ka shkuar në Kukës, në zonën e Kalimashit për të shuar flakët.
