A do e kalojë “Vettingun” miku i Ina Ramës, Sokol Malaj? Nesër KPA në provë përballë pasurive të prokurorit

A do e kalojë “Vettingun” miku i Ina Ramës, Sokol Malaj?

Sokol Malaj, ish-drejtuesi i Prokurorisë Tiranë dhe Vlorë, do dalë nesër (16 korrik) për tu përballur në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA), ku do njihet me vendimin nëse do largohet ose jo përfundimisht nga sistemi i Drejtësisë.

Çështja kundër Malaj, do zgjidhet në Dhomë Këshillimi, nga anëtarët e trupës gjyqësore si Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, Rezarta Schuets dhe Sokol Çomo.

Në këtë rast KPA-ja, është vënë në lëvizje për shkak se ka qënë vetë prokurori Malaj, që ka Apeluar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, i cili në 12 Maj 2023, vendosi ta shkarkojë nga detyra.

Në rrethin e ngushtë shoqëror Malaj, është shprehur se kishte bërë gjithçka dhe ka rregulluar punën për të kaluar vettingun, por ditën e nesërme do shikohet nëse mundi, përpjekjet dhe miqësitë e Sokol Malaj, do ndikojnë tek 5 anëtarët e gjykimit si Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, Rezarta Schuets dhe Sokol Çomo.

Malaj konsiderohet si një nga miqtë e afërt të Ina Ramës,e cila gjatë kohës kur drejtonte Prokurorinë e Përgjithshme, e ngriti disa herë në detyrën e drejtuesit.

Prokuror Sokol Malaj, në kundërshtim flagrant me ligjin e mësipërm për organizim-funksionimin e prokurorisë, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit, ndërsa ushtronte funksionin e prokurorit ishte pronar me 100 përqind të kapitalit, më vonë me 50 për qind të kapitalit në firmën “Oleum Transporti” që ka si aktivitet tregtinë e naftës në Shqipëri.

Sokol Malaj, si shtetas shqiptar është i lirë të jetë pronar jo i një kompanie private, por edhe i 100 apo 200 kompanive.

Por si prokuror, si pjesë e pushtetit gjyqësor, e ka rreptësisht të ndaluar një aktivitet të tillë dhe duhet të zgjidhte midis biznesit privat dhe postit të prokurorit.

Malaj, që nga janari i vitit 2008 ka qenë drejtues në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Vlorë. Në Vlorë tregojnë një histori për z. Malaj.

Ku pasi përlahen 11 apartamente, që besoheshin se i përkisnin drejtuesit të prokurorisë Sokol Malaj, ky i fundit për të humbur gjurmët 11 apartamentet ja kalon në dokumentacion një mikut të tij.

Miku i tij, vendos të shesë apartamentet pa lejen e Sokol Malaj, dhe më pas largohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë në tetor 2008, Sokol Malaj, emërohet nga mikesha e tij Ina Rama, në krye të Prokurorisë së Tiranës. Këtë detyrë e ka mbajtur deri në vitin 2012, ku u zëvendësua nga Petrit Fusha.

Më pas Sokol Malaj, ka qenë prokuror i thjeshtë, gjatë gjithë kohës, kur ka qenë pronar edhe i kompanisë “Oleum Transporti”.

Ai ka qenë edhe në detyrën e prokurorit, dhe “de facto” ai ka pasur konflikt interesi duke qenë edhe prokuror edhe pronar kompanie.

Për shkak të problemeve të pasurisë dhe jo vetëm të kësaj kompanie, Sokol Malaj, e ka shtyrë në mënyrë të tejzgjatshme procesin e përballjes me “Vettingun”.

Pasuria e Sokol Malajt

Apartament banimi me sipërfaqe 96 m2 dhe 51 m2, si dhe garazh, 78 775 euro. Burimi: Të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ i bashkëshortes, Ana Malaj.

Apartament banimi me sipërfaqe 176 m2, si dhe dy garazhe, me vlerë 15 990 500 lekë.

Burimi: 6 000 000 lekë kredi bankare dhe të tjerat të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ e bashkëshortes, Ana Malaj.

Të ardhura nga biznesi i vogël, klinikë dentare, 2 787 732 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë ‘Oleum Transport’, 8 000 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Rrugën e Kavajës, 3 982 euro.

Pakësuar llogaria bankare, 14 069 000 lekë.

Llogaria e pagës, 271 465 lekë.

Llogari rrjedhëse, 52 059 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 210 432 lekë.

Të ardhura të realizuara nga depozita me afat njëvjeçar në shumën 12 000 000 lekë, 224 415 lekë.

Kredi bankare për shtëpi banimi, 5 000 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 6 000 000 lekë, për blerjen e një banese në Selitë.

Shlyer detyrimi 5 150 euro për blerje apartamenti.

Pasuria e deklaruar për vitin 2015

Prenotim apartament banimi me sipërfaqe 73 m2, me vlerë 40 mijë euro.

Blerje makine tip “Peugeot 3008”, vit prodhimi 2011, 9 mijë euro.

Kredi bankare për shtëpi banimi në shumën, 5 000 000 lekë, shlyer 284 400 lekë.

Kursime nga paga dhe fitimi nga aktiviteti privat “klinikë dentare”, fitimi nga dividenti për vitin 2014 dhe shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 821,468 lekë dhe 12, 000, 000 lekë.

50 përqind të aksioneve në shoqërinë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20 shkurt 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre.

Të ardhura nga paga si prokuror i Prokurorisë së Tiranës, 1 239 744 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, biznes i vogël, klinikë dentare, 3 744 880 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre, 10,200,000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 3 000 000 lekë.

EMISIONET