“87% e anëtarëve ndihen më afër Berishës”, Noka: Sondazhet konfirmojë atë që Basha ka thënë me gojën e tij

Deputeti i PD Flamur Noka ka komentuar sondazhin e RTV ORa Neto, se pavarësisht konfliktitsa afër ndihen shqiptarët për ish-Kryeministrin Sali Berisha apo Krydemokratit Lulzim Basha.

Noka është shprehur se sondazhet kanë konfirmuar edhe atë që ka thënë Lulzim Basha ditën që mori vendimin individual për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD, që mbi 80% e anëtarëve të PD mbështesin liderin historik të kësaj force politike.

Flamur Noka: Unë e thashë në fillim vetë Basha që i ka vlerësuar maksimalisht sondazhet e Notos i ka vlerësuar maksimalisht, ma ka konfirmuar jo vetëm mua por të gjithëve që unë e mora këtë vendim për të mos u përplasur me strukturat sepse struktuarat janë në masë në mbështetje të Berishës dhe kjo u konfirmua.  87% e anëtarëve ndihen më afër Berishës, pavarësisht konflikt. Anëtarët e një partie mbështesin x apo y në çdo parti sepse ata besojnë se do vijnë në pushtet. Berisha i solli katër herë. Të gjitha këto sondazhe vërtetojnë atë që Basha vetë ditën që ka marrë vendimin për Berishën atë që ka nxjerrë nga goja e vet 80%.

EMISIONET