“8 mijë euro të arrestuarit italian për lirinë” - GJKKO lë në arrest avokatin Besart Logu

Gjyqtarja e posaçme Flora Hajredinaj lë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për avokatin Besart Logu i dyshuar nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Në seancë avokati Logu kërkoi një masë më të butë se izolimi në banesë për shkak se është baba i dy fëmijëve të mitur, nuk rrezikon prishjen e provave që janë mbledhur muaj më parë dhe nuk rrezikon e ka qëllim shmangien e drejtësisë, por që nuk u pranuan.

Avokati deklaroi dje se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se do të vërtetojë pafajësinë e tij.

SPAK ndërkohë pretendon se avokati i ka marrë një personi të proceduar penalisht, shtetas italian, 8 mijë euro me premtimin se do të ndikonte tek vendimmarrja e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

EMISIONET