Plagosja në Durrës/ 70-vjeçari u qëllua me armë për një borxh, Policia: Autori tentoi të arratisej

Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje (18 korrik) në qytetin e Durrësit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr.17, ku i moshuari u plagos pas një konflikti për një borxh, ndërsa tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 31-vjeçarin me iniciale A. H.
“Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Sakaq, blutë kanë shoqëruar në komisiariat edhe shtetasin me iniciale A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur plagosja.
Po ashtu, në lokal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.
Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

