6 marsi/ Shestani: Kemi përfunduar procesin e zgjedhjes të kandidaturave për PD-në, janë 20 emra

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Irena Shestani, nënkryetare PD Shkodër u shpreh se Shkodra ka qenë gjithmonë bastion i së djathtës.

Ajo tha se është mbyllur procesi i propozimeve në parti dhe tashmë janë 20 emra që do të kalojnë në sitë për të zgjedhur kandidaturën e PD-së në Shkodër.

Shestani: Shkodra ka qenë gjithmonë bastion i së djathtës, gjë e cila është e vërtetë. Ndër vite kemi fituar dhe kemi qenë të djathtë. Ndër me primaret është punuar shumë dhe ka pasur interes nga anëtarët e PD-së së partisë në Shkodër.

80% e degës ka qenë pro një partie më ta hapur dhe më të bashkuar. Ne i kemi mbyllur propozimet në parti dhe tashmë janë 20 kandidatura. Janë figura intelektuale dhe që kanë kontribuar për PD-në. Ne jemi akoma në proces kandidaturash.

EMISIONET