52-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e djegur, pista e vr*sjes në hetim/ Flet fqinji: Dje e vizitoi e motra, ajo banon në…

52-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e djegur, pista e

Fqinji i 52-vjeçares që u gjet mëngjesin e sotëm e pajetë në banesën e saj ka folur për News 24.

Ai tha se viktima, Kozeta Teço, ishte njeri i mirë dhe se jetonte vetëm.

Sakaq ai zbuloi se ditën e djeshme viktimën e kishte vizituar në banesë e motra, e cila banon në Tiranë.

“Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë”, u shpreh fqinji.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet kryesore janë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se bëhet fjalë për një rast të mundshëm vrasjeje.

Hetimet paraprake kanë nxjerrë në pah se pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie.

Në vendngjarje janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të dy objekteve pranë pallatit ku ndodhej banesa e 52-vjeçares.

Gjithashtu, disa persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe po merren në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

EMISIONET