"4646 m pa leje në qendër, imagjino ç'keni bërë në 22 vite," Rama: Ky do të jetë nga krahu tjetër

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, kryeministrit Rama nuk i munguan as komentet për 4646 mkatrorë pa leje në qendër të Tiranës. Një qytetar madje i tha se kur një gjë e tillë u konstatua në qendër imagjino se çfarë kanë bërë ata në periferi gjatë 22 viteve.

Qytetari: 4646 m katror në qendër të Tiranës pa leje, mendo ça keni bërë në 22 vite në periferi që keni qeverisur Tiranën se ata të tjerët 10 e kanë pasur, vetëm kioska dinin të ndërtonin

Rama: Për fat të keq jo edhe pse mesa kuptohet kur na drejtohesh me "ju që e qeverisni" je i pjesës tjetër.

Jo nuk është e vërtetë. Ata të tjerët kanë bërë rrumpallën më të madhe në kontinentin tonë.

Dhe një nga rrumpallat më të mëdha të planetit tonë, të krahasueshme vetëm me favelat në amerikën latine.

EMISIONET