43 ditë para “Metamorfozës”, “Ora” nxorri videon e Bashlit dhe Hatos. Prokurori në SKY: “...Nuk dallohet mirë...”
Kjo është video e publikuar ekskluzivisht nga "Ora News" në 13 qershor 2023, ku implikohet Eljo Hato dhe Arsad Bashli në sulmin me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut në Shkodër.
Pamjet u bënë publike një muaj e gjysëm para operacionit "Metamorfoza", ku "Ora News" vuri në dukje shmangien nga akuzat dhe hetimi i Eljo Hatos dhe Arsad Bashlit, duke dënuar për këtë ngjarje vetëm Shkëlzen Xhenjen me 3 vjet e 8 muaj burgim.
Por mbëritja e "Dosjes Franceze" në SPAK me bisedat e zbuluara në "Sky", u zbulua se Xhevahir Lita kishte marë 50 mijë euro për të pushuar hetimin për Haton dhe Bashlin.
Ndërsa 5 mijë euro kanë marë punonjësit e policisë që kishin kryer veprimet hetimore.
Imazhet filmike tregojnë qartë Shkëlzen Xhenjen që del zbuluar me fytyrë, Eljo Haton që sulmon me armë drejt derës së shoferit të "Golfit" të bardhë dhe Benzin e Blinduar S 600 me targa AA 540 RF” në pronësi të Arsad Bashli.
Bashli duket në filmime teksa qëndron tek dera e benzit të blinduar dhe mer Shkëlzen Xhenjen e largohen nga vendi i krimi.
Në pamjet filmike duket qartë se tre personat dalin nga dy makina të ndryshme si “Audi” dhe një “Benz-Mercedez”, dhe sulmojnë me armë Taulant Pepaj, i cili u ikën me shpejtësi.
Shkëlzen Xhenje është pikërisht ky personi këtu që shfaqet me fytyrë dhe në dorë mban armë pistoletë.
Sipas përgjimeve të bisedave në "Sky" mes prokurorit Xhevahir Lita dhe djalit të xhaxhait të Behar Bajrit, Bardhyl Mavraj, rezulton se Benzi i blinduar është pronë e Mavraj, por e ka të rregjistruar në emër të nipit Arsad Bashlit.
Në bisedat e "Sky" prokurori prokurori i Xhevahir Lita dhe Bardhyl Mavraj koordinojnë se duhet shmangur Eljo Hato dhe Arsad Bashli nga përgjegjësia penale, pasi sipas Mavraj, Hato nuk duket mirë në filmim.
Të njëjtën gjë e konfirmon dhe prokurori i çeshtjes Xhevahir Lita, i cili në një bisedë i thotë Mavrajt se: "...i pashë pamjet filmike nuk dallohen mirë Hato...".
Ndërsa në një bisedë tjetër të zhvilluar në 24 gusht 2021, vetëm 3 ditë pas sulmit me armë, Xhevahir Lita nis komunikim me Bardhyl Mavraj, ku ky i fundit i thotë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në një karburant në Shkodër, ai shpjegon për ngjarjen duke dërguar mesazhet:
"...Shife se mendoj qe të ka ra ne vesht për atë që të ka kalu ty...Jooo telefoni i jemi veç une e kam dhe sms i fshij direkt mbas bisedes...Ajo te ke karburanti aty qe ashte edhe makina jeme aty në xhiro, dmth ashtë aksident...Dhe problemi eshte qe çdo gja e merr per siper ai qe ka dal me ftyre... Po benci.......Por problemi eshte qe makinen e kam ne emer te nipit dhe nipi eshte ken ne shpi fjet me mu ajo pjese sqarohet sepse nipi thote qe ja kam dhan makinen ati Shkëlzen Xhenjës, kur të jet momenti... Por problemi është qe duam te heqim aty Haton nga kjo pune sepse kamerat per te jan te pa dullushme...Per Haton...Dhe ket nipin kur te dush qe ka makinen ne emer ta mi me dhanë deklaraten e tij dmth qe ja ka dhen makinen ati...Por me thuj ti ca me ba dhe do njeku udhezimet ca me jep ti...".