42 vjeçari kapet në Rinas, i gjejnë në bagazhe bizhuteri floriri dhe ora të shtrenjta

42 vjeçari kapet në Rinas, i gjejnë në bagazhe bizhuteri

Një 42 vjeçar është arrestuar nga policia në Rinas pasi gjatë kontrollit iu gjetën sende me vlerë, bizhuteri floriri si dhe 14 ora të shtrenjta.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje, bazuar në analizën e riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, bagazhet e shtetasit K. H.

"Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, aksesorë floriri (varëse, byzylykë, unazë dhe vathë) dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve," njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET