41.7 kg heroinë në makinën e Armando Papës në Fushë Kuqe, dyshime se i përket 3 grupeve kriminale
Ky është momenti ku forcat operacionale nxjerrin nga makina tip "Benz" 62 pako heroinë.
Nga peshimi i këtyre pakovë ka rezultuar me peshë totale 41 kg e 700 gram.
Policia e shtetit kishte marrë informacione se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip "Benz", drejt zonës së Rinasit.Pasi kanë pikasur automjetin hetusit kanë vënë rë së në drejtim të makinës sihtë 31 vjecari Armando
Papa i cili është banues në Fushë Krujë.
Në afërsi të rrethrrotullimit të aerportit policia e ndaloi për kontroll makinën ku në bagazhin e saj gjeti edhe lëndën narkotike. Përvec Armando Papës në kërkim është shpallur edhe bashkëpuntori i tij shtetasi me inciale R.G banues në zonën e Sukthit të Durrësit.
Gjatë kqyrjes policia ka ngritur dyshimin së kjo sasi lëndë narkotike i përket 3 grupeve kriminale nisur edhe nga mbështjellaj e amballazhimit që i është bërë herionës.
Për të mësuar më shumë mbi këtë aktivitet policia do të marrë në pytje Armando Papën për të zbuluar më shumë mbi këtë veprimtari narkotike.


