"30 mln euro të ardhura"/ Xama: SPAK është treguar i zbutur me vëllain e Erion Veliajt!
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe faktin se vëllai i Veliajt përmendet në dosje por ndaj tij nuk ka ndonjë konkluzion apo masë sigurie.
"Kompania e vëllait të Veliajt, ka ndër klientë kryesor, One Communications. Kompania ONE, rezulton edhe te vendimi i gjykatës që ka marrë punë publike nga Bashkia Tiranë, por zonja Xoxa dhe zonja Kodakçi, kanë prerë disa fatura fiktive edhe me kompaninë Gogel. Këto janë të dhëna që dalin në dosje.
Çështja është nën hetim, për shkak të madhësisë së xhiros së Gogel në tetë vitet e fundit janë afro 30 mln euro të ardhura dhe 4.5 mln euro fitime, që kishte të ardhura dhe xhiro modeste para se Veliaj të bëhej kryebashkiak.
Nuk e dimë nëse SPAK po e heton me të njëjtën rigorozitet si zonjën Xoxa. Mua këtu SPAK më duket i zbutur me familjen Veliaj", tha Xama.


