29-vjeçarja hidhet në humnerë nga oborri i Kishës së "Shna Ndout", vuante nga çrregullimet mendore

Një 29 vjeçare është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë në Kishën e " Shna Ndout”.
“Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së " Shna Ndout" në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë”, njofton policia.
Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

