25,000 fëmijë çdo vit në Evropë preken nga kanceri pediatrik, në Shqipëri mungon një regjistër kombëtar

25,000 fëmijë çdo vit në Evropë preken nga kanceri, ndërsa 6,000 deri në 8,000 prej tyre humbin jetën.

Këto janë shifrat e bëra publike nga Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Onko-Hematologjisë Pediatrike (SIOP) i cili  theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë për të shpëtuar jetën e fëmijëve.

“Ajo që është e rëndësishme të dihet është se në Evropë çdo vit preken nga kanceri rreth 25,000 fëmijë dhe nga këta fëmijë midis 6 dhe 8,000 fëmijë vdesin nga qelizat kancerogjene.

Kjo është një çështje e rëndësishme, jo vetëm në Europën Perëndimore, por edhe në rajonin . Shumë pacientë shkojnë jashtë vendit për trajtim, por ne besojmë se kjo shpesh nuk është e nevojshme Për këtë arsye, ne po bashkëpunojmë për të përmirësuar modulin”, tha ai.

Ndërkohë në Shqipëri mungon një regjistër kombëtar për kancerin pediatrik.

Donjeta Bali, onko-hematologe pediatre pranë QSUT-së, u shpreh se dhënat mblidhen ende manualisht ndërsa regjistri kombëtar është i rëndësishëm jetik për të kuptuar përmasat reale të sëmundjes.

Bali u shpreh se në QSUT një pjesë e stafit është trajnuar sipas protokolleve më të fundit ndërkombëtare, me synimin që asnjë fëmijë të mos përballet vetëm në këtë betejë.

EMISIONET