25-vite punë në tezgjah/ Artizania nga Lezhë mban gjallë traditën, por kërkon mbështetje nga shteti

Puna në tezgjah është një profesion i cili po zhduket dalëngadalë në vendin tonë. Por, Mimoza Pjetraj në Lezhë prej 25 vitesh merret me ketë punë dhe thotë që nuk ka në plan që ta lë atë. Puna në tezgjah për të nuk është e thjeshtë pasi edhe shteti nuk e ka ndihmuar. Ndërkohë ajo thotë që traditën e ka të trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj.

Me profesion është infermiere, por pasioni i saj është artizanati.

Kjo është Mimoza Pjetraj nga fshati Dajç i Lezhës, ku puna në tezgjah është bërë pjesë e pandashme e jetës së saj.

E frymëzuar nga gjyshja dhe nëna e saj, Mimoza nisi të merrej me tezgjah në një moment që ngeli pa punë 25-vite më parë dhe diçka e tillë i rezultoj e sukseshme.

"Ka shumë problmetaika, një ndër to është furnizimi me lëndë të parë, një pjesë se pjesën tjetër e sigurojmë vetë sepse ne rrisim krimbin e mëndafshit dhe e bëjmë pëlhurë," tha ajo.

Sigurimi i lëndës së parë dhe konkurenca e pandershme janë disa prej problematika, ndërsa nuk kanë aspak mbështetje nga institucionet shtetërore thotë artizania Mimoza Pjetraj.

"Mbështetja nga ana e shtetit duhet sepse duhet tregu, lënda e parë dhe një ambjent të përshtatshëm," tha ajo.

Mimoza Pjetraj ka siguruar një sipermarrje të suksesshme dhe mund të konsiderohet një shembull frymëzimi, pasi po mban gjallë traditen e artizanitit duke ju trasheguar brezit të ri, të cilët po shfaqin mjaft interes.

EMISIONET