24-vjeçarja nën armë, Adeljana Çekrezi pjesë e stërvitjes ushtarake në Korçë

Ushtria Shqiptare ka kryer stërvitje në fshatin Vithkuq të Korçës, ndërsa si qëllim kanë pasur testimin në kushte të vështira të motit, por edhe vlerësimi nga NATO për Forcat e Armatosura.

E rritur në një familje ushtarakësh, Adeljana Çekrezi veshi uniformën e ushtrisë për herë të parë në 2018.

Togerja mori pjesë të mërkurën në një stërvitje ushtarake në Fshatin Vithkuq të Korçës, ndërsa në temperatura të ulëta anëtarët e Forcave të Armatosura provuan edhe terrenin e vështirë.

24-vjeçarja që i shërben vendit me armë, thotë se bashkëmoshatarët e saj e shohin si një sfidë të pamundur, por që për të nuk është e tillë.

"Nëse ke vullnetin dhe forcën e duhur ja del mbanë."

Stërvitja më e rëndësishme e saj mbetet “Defender 21” ndërsa planet për të ardhmen janë ambicioze.

"Kërkoj të arrij shumë lart, të bëhem dhe Gjenerale, pse jo."

Komandanti i batalionit nënkolonel Agim Kuçana, i cili mori pjesë në këtë stërvitje ushtarake, tha se ky aktivitet ka si qëllim testimin e Forcave të Armatosura në kushtet e një moti të ftohtë me dëborë.

"Qëllimi i kësaj stërvitje dhe prezencës tonë në këtë rajon është testimi i kapaciteteve dislokuese që konsistojnë në kapacitete transportuese, akomoduese."

Dhjetëra makineri luftarake të Forcave të Armatosura ishin në Vithkuq ndërsa pjesë e kësaj stërvitje u bënë rreth 400 trupa.

24-vjeçarja nën armë, Adeljana Çekrezi pjesë e

EMISIONET