24 vjeçari në pranga pasi i çoi në banesë dibranit letrën kërcënuese me barut

24 vjeçari në pranga pasi i çoi në banesë dibranit

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë një 57 vjeçar në Dibër duke i çuar në banesë një zarf me barut dhe një letër kërcënuese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se pranë banesës së një 57-vjeçari, në fshatin Zogaj, ishte hedhur një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zogaj”,  u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramis Markja, 24 vjeç, banues në Shupenzë (i dënuar më parë për veprën penale "Dhunë në familje").

"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 24-vjeçari ka hedhur në oborrin e banesës së shtetasit N. Ll., 57 vjeç, një zarf me një sasi të vogël pluhur baruti në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën," njoftoi policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë vijojnë punën për zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. 

EMISIONET