2025 viti i Inteligjencës Artificiale? Inxhinieri Mertenika: Do ketë zhvillim masiv në sektorin shëndetësor
Inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika në një intervistë në Ora News u shpreh se në vitin 2025 do ketë një zhvillim masiv në sektorin e shëndetësisë përsa I përket inteligjencës artificial.
Mertenika: Unë e quaj vitin 2025 vitin e Inteligjencës Artificiale.
Ne e kemi parë vitin 2023 dhe 2024 që ka pasur një bum zhvillimi dhe ideve të ndryshme.
Ajo që unë parashikoj është se në vitin 2025 do kemi një zhvillim masiv në sektorin shëndetësor.
Pra tashmë kirurgjitë do bëhen gjithnjë e më tepër me anë të Softuerëve që do trajtojnë në mënyrë precise çdo diagnozë.

