19-vjeçarit i gjendet kanabis në mjet, vihet në pranga i riu në Lezhë, procedohen 3 shokët e tij

19-vjeçarit i gjendet kanabis në mjet, vihet në pranga i riu

Një 19-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë.

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap me kanabis në mjet.

Policia bën me dije se i riu ishte ndaluar për të zhvilluar një kontroll në mjet.

Policia gjatë kontrollit gjeti një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa nën sediljen ku ishte ulur 19-vjeçari.

Dyshohet se droga posedohej me qëllim shitjen.

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen janë proceduar edhe tre pasagjerët që ndodheshin në mjet.

Njoftimi i plotë:

Gjatë kontrolleve të kryera 24/7, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në lagjen “SMT”, është ndaluar automjeti tip “Golf”, i cili drejtohej nga shtetasi K. B., 22 vjeç dhe kishte pasagjerë shtetasit S. K., 19 vjeç, K. B., 22 vjeç dhe S. Sh., 23 vjeç, të katërt banues në Mamurras. 

Nga kontrollet, nën sediljen ku ishte ulur 19-vjeçari, është gjetur një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë arrestuan shtetasin S. K. dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 3 shtetasit e tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

EMISIONET