18 vite nga tragjedia, 28 qytetarë humbën jetën, 11 u shpëtuan me 9 janar 2004

Këtë vit bëhen 18 vjet nga tragjedia e 9 janarit 2004. 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga vendi dhe për të arritur brigjet Italiane. Familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi ndërsa dosjen e kanë çuar edhe në SPAK.

Gomonia 12 metra e gjatë duhej të ishte bileta për një jetë më të mirë përtej brigjeve të detit jon.

Por për 28 shqiptarë të nisur nga Vlora drejt Italisë mbrëmjen se 9 janarit, ai udhëtim do të ishte fatal.

Dallgët 5 metra të larta treguan se deti atë natë paralajmëronte tragjedi, por ky sinjal nuk i ndali trafikantët që të niseshin në udhëtimin që nuk do të shkonte kurrë në destiancion.

21 burra, gra e fëmijë do të gjendeshin të vdekur nga një helikpter i NATOS paraditen e 10 janarit 2004, 7 të tjerë prej 18 vitesh janë ende të zhdukur, ndërsa 11 prej tyre përfshirë edhe skafistët arritën që të shpëtonin.

18 vite më vonë familjarët e viktimave kërkojnë që drejtësi të bëjë drejtësi!

"Kërkojmë drejtësi. Nuk na japin. Nëse shteti i vret vetë njerëzit dhe e mbyll politikisht atë punë, të paktën ta dimë se nuk ka shtet."

Nëse SPAK refuzon hapjen e çështjes, Ndoc Bjeshka i cili ende nuk di ku e ka trupin e të birit të mbytur në këto ujra, kërcënon se do të hyjë në grevë urie.

“Nëse SPAK nuk e bën një gjë të tillë do dalim në grevë urie deri në vdekje.”- tha ai.

18 vite nga tragjedia, 28 qytetarë humbën jetën, 11 u

Viktimat e tragjedisë së vitit 2004, ishin thuajse të gjithë nga rajoni i Shkodrës, të gjithë të moshës 15-33 vjeç.

EMISIONET