16-vjeçarja në Koplik largohet nga banesa, policia nis kërkimet për adoleshenten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2026, 13:40

Një 56-vjeçar në Koplik ka kallëzuar në polici se vajza e tij 16-vjeçare është larguar nga banesa.
Në njoftimin e policisë së Shkodrës autoritetet po punojnë intensivisht për gjetjen e saj dhe sigurimin e kthimit në shtëpi.
Rasti është në hetim dhe organet e rendit kanë nisur masat për të lokalizuar adoleshenten.

