15 vjet RTV Ora, Qafoku: Suksesi i televizionit, si fitoi betejën me konkurrentin e vetëm në periudhën 2009-2012

Në emisionin maratonë  "Ditë e Re" në RTV Ora dhe me rastin e 15-vjetorit të radio televizionit RTV Ora dhe Ora News, ish-drejtori i informacionit, Roland Qafoku flet për  betejën "kokë më kokë" mes Ora News dhe konkurrentit të saj të vetëm "News 14" në periudhën 2009-2012.

Qafoku thotë se për një televizion të ri si RTV Ora ishte sfidë e madhe  të konkurroje aso kohe me një televizion të konsoliduar si News 24. Megjithatë në këtë "betejë", edhe pse medie e re, Ora News doli fituese.

Qafoku: Në ato kohë ishte vetëm një konkurrent, ishte televizioni News 24 dhe të godisje dhe të merrje audiencën e një televizioni  të konsoliduar në atë kohë, me një pronar italian, me një koncept komplet ndryshe që nuk njihej në Shqipëri për hir së të vërtetës ishte sfidë. Të konkurroje, të bëjë një televizion konkurrues dhe të merrje audiencën  ishte vërtetë një gjë e jashtëzakonshme. Dua të them disa fjalë për të gjithë stafin e asaj kohe që unë kam  punuar, për punën e gazetarëve, teknikëve, kameramanë, çdo person aty. Me përulje them një falënderim të veçantë për të gjithë ata gazetarët që kanë punuar në atë kohë.  Në zgjidhjet e 2011 Ora News arriti rekord, 1 milion shikime në web. Ishte një gjë e jashtëzakonshme.

Ndër të tjera, Roland Qafoku thotë se sot sfidat kryesisht për medien online janë të mëdha, për arsye se tregu mediatik është i tejmbushur me portale. Sipas statistikave sot në Tiranë janë regjistruar 800 portale.

Roland Qafoku:  Sot janë mbi 800 portale në Tiranë. Çdo biznesmen sot ka një portal. Nëse arrin të kapësh kohën, ajo është fitore e madhe për çdo media në web.

Media online sot ka vëmendjen më të madhe të audiencës.

Lexuesit, shikuesit janë të përqendruar në ekranet e telefonave celularë, e për pasojë kjo kërkon më shumë punë nga gazetarët e webit, për tu diferencuar në treg, mes qindra portalesh që janë aktualisht aktive në vendin tonë.

Në lidhje me këtë drejtoresha e webit të Ora News, Suela Gera thotë se puna në web është e vështirë se gjithmonë ajo dhe stafi i saj janë në kërkim të mënyrave të reja të pasqyrimit të lajmit.

Suela Gera: Puna në web site është tepër e vështirë, kërkon bashkëpunim me gazetarët e terrenit, apo autorët dhe prezantuesit e emisioneve. Pjesa e online gjithmonë tërheq vëmendjen dhe me kalimin e kohës kërkon sa më shumë punë, mënyra të reja të pasqyrimit të lajmit.  Jetojmë në një kohë ku ka shumë portale, ku ti kërkon të ruash standartin, të  ruash seriozitetin. Kemi krijuar një redaksi të veçantë, kemi pasur akses të vogël në rrjetet sociale, tani jemi të fuqishëm. Kemi qenë për vite me radhë  të tretë në angazhimin në Facebook. Audienca klikon lajmet, investigimet.  Shikueshmëri të madhe kanë marrë "Vox Pop" nga emisionin "Ditë e Re".

EMISIONET