14 vatra zjarri në vend, 3 ende aktive - Zonat më të prekura Vlora, Skrapari dhe Peza

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat:

- 11 vatra janë shuar plotësisht

- 2 vatra janë ende aktive

- 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm

Vatrat aktive janë në zonat: 

1. Zona e Akërnisë (Delisuf, Novoselë), Bashkia Vlorë. Aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e:

- 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë

-3 punonjës të Shërbimit Pyjor

-3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA

-Helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim.

Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair.

Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.

2. Zona e Bogovës, Bashkia Skrapar. Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa.

3. Zona e Pezë Helmësit, Bashkia Tiranë. Vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar. 

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

EMISIONET