''14 vatra aktive''/ Nga Dibra në Berat, Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Cara tregon si paraqitet situata nga zjarret në vend
Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Arben Cara në një intervistë në Ora News u shpreh se në të gjithë territorin e vendin kemi pasur 29 vatra zjarri, ku 14 prej tyre vijojnë të mbeten akoma aktive.
Cara: Aktualisht ne kemi pasur rreth 29 vatra zjarri në të gjithë terrritorin e Republikës së Shqipërisë.
14 prej tyre vazhdojnë akoma dhe është duke u ndërhyrë me forcat operacionale të mbështetura nga Forcat e Armatosura, avion rumun, helikopteri pra të gjithë strukturat janë në terren.
Në 11 qarqet e vendit kemi pasur vatra zjarri në të gjithë territorin, ku vlen të përmendim në qarkun e Korçës ne kemi pasur zjarr në bashkinë Pustec, Maliq ku siç dihet në Malin e Thatë vatra e zjarrit ka arritur të shtrihet deri në zonën afër Pogradecit gjë e cila ka bërë që të kemi një sipërfaqe të madhe zjarri duke vështirësuar edhe ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës dhe avionëve.
Kemi pasur vatra zjarri në qarkun e Dibrës në disa fshatra.
Në qarkun e Beratit kemi pasur tre vatra zjarri në bashkinë Skrapar, Dimal ku aktualisht në këtë qark po punon edhe një avion për vënien nën kontroll në njësinë administrative Gjerbës, në fshatin Ujanik ku i përket bashkisë Skrapar ku vatra e zjarrit është aktive dhe e agravuar.

