Plumba për një shpullë në publik, arrestohet juristi që plagosi Edison Begajn në Vlorë

Plumba për një shpullë në publik, arrestohet juristi që

Arrestohet autori i plagosjes së Edison Begajt në Vlorë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 majit të këtij viti. Në pranga ka rënë juristi 36-vjeçar, Mitri Prifti.

"Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit E. B, të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur" njoftoi policia.

Arrestimi i Priftit është bërë në bashkëpunim me policinë e Tiranës, e cila ka zbuluar vendodhjen dhe ka bërë të mundur ndalimin e 36-vjeçarit, duke e sjellë më pas drejt Vlorës.

Juristi dyshohet se ka qëndruar në kryeqytet i fshehur gjatë gjithë kohës që pas plagosjes së Begaj.

EMISIONET