Vrasje me porosi nga burgu i Koridhalos?

Teksa hetuesit e dy vendeve po e lidhin vrasjen e Edmond Papës në Tiranë me ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Greqi, hetimi po shtrihet në një institucion të vuajtjes së dënimit.
Bëhet fjalë për burgun Koridhalos, i cili njhet si burgu me prezencën më të lartë të shqiptarëve të cilët kanë kryer krime në shtetin grek.
Kjo për shkak se njëri prej viktimave, konkretisht Kreshnik Çerçizaj ka vuajtur një dënim po në atë burg.
Madje policia greke ka dyshime se porosia të jetë dhënë nga ky burg dhe pikërisht nga një shtetas shqiptarë që aktualisht po vuan dënimin atje.
Por referuar edhe begraundit të Edmond Papës, rezulton se edhe ai ka kryer një dënim në Greqi.
Krahas hetimeve në shtetin grek, policia shqiptarë dëri në këtë fazë ka regjistruar një itinerar të saktë të autorit të vrasjës së Edmond Papës.
Sipas burimeve, sapo autori ka kryer krimin, ka tentuar të largohet përmes rrugës "Irfan Tomini", por teksa po futej në rrugën kryesore, ai ka monovruar në një rrugicë, e cila nuk ka prezencë kamerash.
Nga ky vend dyshohet se e priste makina dhe më pas është larguar pa gjurmë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

