Vrasje me pagesë, Polici i burgjeve i pagoi 3500 euro, vëllezërit Beqiraj siguruan 4 kg eksploziv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2022, 15:01
Vellezerit Beqiraj
Flamur Bejko, punonjësi i policisë së burgjeve i cili ka paguar vëllezërit Beqiraj për të kryer vrasjen e dy shtetasve të identifikuar me inicialet S.Z dhe I.H.
Vëllezërit Beqiraj janë paguar paraprakisht me shumën 3500 euro dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.
