" Kemi tre orë të bllokuar "/ ARRSH e prezantoi si zgjidhje pas bllokimit të aksit Prrenjas-Librazhd, qytetari: Situatë shumë e rrezikshme në Moglicë

Situatë dramatike e kanë cilësuar qytetarët atë që po ndodh në Moglicë, në atë që u prezantua si një zgjidhje alternative për të ndihmuar qytetarët të lëvizin, pas bllokimit të aksit Prrenjas-Librazhd.

Një qytetar ka deklaruar për gazetaren e Neës24 Lorena Kodra se në terren ka forca të shtuara policore që po mundohen të rregullojnë kalimin e automjeteve.

“Situatë shumë e keqe në Moglicë. Kemi tre orë të bllokuar pasi u kthyem nga Qukësi. Prezencë policie disa patrulla por situata shumë e rrezikshme.

Uroj që ata që nuk kanë dalë akoma të dalin shëndoshë e mirë. Janë mbi 30-40 fordigo që qendrojnë anës rrugës dhe nuk kalojnë dot”, tha ai.

EMISIONET