"Desh mu hodh në kofano", Gonxhe tregon si ndërhyrja në rrugë për pak sa nuk e përfshiu në aksident
Ndërhyrjet në rrugë jo rrallë herë shndërron në burim aksidente.
Blendi Gonxhe, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve dhe Transportit Rrugor për Shqipërinë, tregon në emisionin "Drejt" në Rtv Ora një rast nga përditshmëria në kryeqytet kur për pak sa nuk shkaktoi një aksident.
Gonxhe: Duhet të kemi shumë kujdes me rrugën dhe mënyrën si ndërhyjmë në rrugë. Kemi rrugën te Pallati i Sportit, te pjesa e stadiumit të lojërave me dorë Asllan Rusi. Nuk kam bërë asnjëherë aksident në jetën time, jam një shofer pa aksidente në 32 vite në timon. Nga gjethet e rugës të mbjella në mes mu shfaq një ditë një zotëri që desh mu hodh në kofano. Aty kishte një dalje që nuk ishte e bllokuar.Çfarë do të bëjmë me atë ndarje? Diku tjetër është një ekran aq i fortë led në një kryqëzim që të shkatërron komplet pamjet e semaforit, diku tjetër semafori bllokohet nga një tabelë. Shoferëve bjeruni sa të doni por jepuni dhe atë që u takon.

