Drogë, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, arrestohen 6 persona

Drogë, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, arrestohen

Një 36 vjeçar është arrestuar pasi ishte dënuar nga gjykata me burg për prodhim dhe shitje droge.

Ndërsa një 60 vjeçar u arrestua pasi kishte dhunuar gruan e tij .

Një 35 vjeçari i dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje u vu në pranga gjithashtu. 

Njoftimi i policisë:

Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.

1 - Hetimi i narkotikëve

U ekzekutua vendimi penal për shtetasin B. C., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Gjatë ndërhyrjes, 36-vjeçarit, iu gjet dhe sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

2 - Hetimi i krimeve

-U arrestua shtetasi Ç. Sh., 60 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

-U ekzekutua vendimi penal për shtetasin B. M., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

3 - Siguria rrugore

U arrestuan shtetasit:

- R. S., 55 vjeç, banues në Tiranë, dhe P. D., 42 vjeç, banues në Mirditë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar shuma parash;

- K. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet dhe një motomjet të parkuar.

Si pasojë është dëmtuar një 18-vjeçare, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin K. Sh., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

EMISIONET