Familjarët e 69-vjeçarit i cili u hodh nga spitali infektiv duke gjetur vdekjen, pretendojnë se ai ka qëndruar për disa orë në autoambulancë duke pritur të akomodohej në spitalin infektiv. Ata thonë se të afërmit të tyre nuk i është dhënë shërbimi i duhur. Madje, sipas tyre, ai nuk patur as një përgjigje zyrëtare nëse ka qenë apo jo i prekur apo jo me Covid.

Vetëvrasja e 69-vjeçarit, Reshat Grebi, i cili u hodh nga kati i dytë i spitalit infektiv ka sjellë pikëpyetje tek opinioni publik por edhe tek familjarët të cilët pretendojnë se në dhënien e shërbimit ka patur parregullsi të shumta.

Ata denoncojnë se i ndjeri qëndroi për rreth pesë orë në një autoambulancë për shkak të mungesës së shtretërve.

“Nga ora 2 që ka shkuar deri në orën 8 e kanë mbajtur në ambulancë me qëllimin se nuk ka pasur vende. E kanë marrë në orën 8 dhe e kanë futur në korridor. E bija ka pasur në komunikim dhe nuk ka masë asnjë shërbim deri në orën 3. Kanë folur më pas me të dhe thanë që ishte në gjendje të rënduar .”

Nipi i  69-vjeçarit thotë se Reshat Grebi është kuruar fillimisht në spitalin rajonal të Fierit, dhe më pas, edhe pse pa një përgjigje zyrtare nëse ishte apo jo i infektuar me Covid, është shtruar në spitalin infektiv.

“Shkojmë te urgjenca e Fierit. I bëjnë serume me antibiotikë për t’i ulur temperaturën. I bënë skanerin dhe dyshuan se ishte Covid pa i bërë akoma tamponin. Në orën 1 të natës u vendos që të sillej tek Infektivi.”

Rasti i Reshat Grembit, fatkeqësisht është i 4 në vendin tonë, më herët 3 pacientët që kuroheshin nga Covid janë hedhur nga katet e larta të spitalit Shefqet Ndroqi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.