Para se Kuvendi të votonte me 97 vota pro Kodin e ri Zgjedhor Kryeministri Edi Rama nga karrigia e tij iu përgjigj presidentit Ilir Meta, i cili vetëm pak orë para se nuk e shantazhonte dot.

Sot paradite ndërsa ishte në konferencën për median me Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sh.T.Z. Shefik Xhaferoviç, Meta tha se kushdo që do ngrinte dorën kundër 5 qershorit do të kishte përgjegjësi individuale.

Rama u shpreh i vendosur që ligji do votohej dhe do të hynte në fuqi sipas rregullave.
Kryeministri foli nga karrigia e vet pasi foltorka ishte bllokuar nga deputetja Rudina Hajdari.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Unë nuk kam asnjë dyshim që ne nëse ne do të kishim kërkuar një kompromis për të vendosur bonusin për partinë e parë ju do të na i kishit dhënë.

Patjetër që kjo do të ishte e tepërt me raport me palën që nuk është këtu, nga ana tjetër për ata që nuk janë këtu ky parlament po bën më shumë sesa asnjëherë më parë për ndonjë palë që ka qenë këtu brenda.

Duke i marrë në konsideratë kërkesat e tyre edhe pse normalisht ata e braktisën parlamentin edhe u vetë zhveshën nga e drejta për të imponuar këtij parlamenti çfarëdo qoftë.

Nuk e kam problem që të më sulmoni mua, jam mësuar, jam mësuar me origjinalin kopjet smë bëjnë farë përshtypje.

Dëgjova një zonjë këtu që fliste me një gjuhë, që një nënë nuk mund ta ketë, një grua nuk mund ta ketë, një përfaqësuese e popullit në këtë parlament nuk mund ta ketë. Por, çfarë faji ti ve unë zonjës kur shembullin më skandaloz e jep Presidenti i Republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër ne atë pozicion nuk ka kapacitetin moral dhe mendor që të përmbahet të paktën kur ka në krah një homologun e tij që vjen nga jashtë.

Nuk ka president në botë, nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu që në krah me një të huaj të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhues dhe depresiv për kundërshtarët këtu.

Nuk i ve faj as zonjës dhe askujt tjetër këtu që e kanë bërë fjalën krim zëvendësuesin e fjalës edukatë, që e kanë bërë fjalën drogë zvëndësusen e fjalës ushqim dhe që e kanë bërë llumin e
komunikimit standart në këtë parlament.

Çfarë kërkoni nga ne ju, çfarë e dini Partinë Socialiste shërbëtoren tuaj apo shërbëtoren e atyre atje jashte.

Ne jemi këtu pët ti shërbyer atyre që na kanë zgjedhur dhe ti shërbejmë këtij vendi që e kemi udhëhequr dhe do vazhdojmë ta udhëheqim doni ju apo nuk doni ju. Edhe e dini pse do vazhdojmë ta udhqëheqim jo se jemi të rënë nga qielli, as se ne jemi pa gabime, as se ne nuk kemi të metat tona por sepse ky popull nuk është budalla.

Ja u kam thënë atyre që kanë qenë para jush po ja u them dhe juve duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë votat. Nuk merrni vota ju as me lista të mbyllura as me lista të hapura. Për sa kohë që shqiptarët nuk janë budallenj ju nuk keni shans të konkuroni Partinë Socialiste.

Ne këtu sot do rrëzojmë një shpikje që është karteli i partive në ato të quajtura kualicioneve ku i merr njëri dhe i kalojnë tjetrit pa pikë turpi.

Dhe sa i përket listave çdo kush që hyn në listë ka mundësi të zgjidhet, por patjetër për t’u zgjedhur duhet të marrë votat, pa vota apo me 100 vota nuk ka.

Patjetër që Partia Socialiste nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as Partia demokratike, nuk është asnjë furgon i shpikur dhe asnjë tren mallrash si kartelet e koalicioneve të Partisë Demokratike.

Familja socialiste është një familje politike ku ka rregulla dhe patjetër që Partia Socialiste ka të drejtë të rënditë të gjithë skuadrën e vet.

Çdo lojtar që është në fushë dhe nuk arin të marrë vota del në stol. SHPK për të lëshuar deri te viktimat e OFL-së që kontakohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. Listat e hapura që nën formulën e hapjes ndjellin llumin, paranë e zezë, forcat që ushtrojnë presion mbi komunitetet për të dalë dhe për t’u turur nëpër zona, ti haroni ju, ti harojë kushdo tjetër, ti harojë edhe Ilir Meta.

Ilir Meta që del e flet në emër të Kushtetutës e Shqiptarëve me një gjuhë që mbase i shkon viktimave të OFL-së por jo deputetëve socialistë.

Nga kush, si në çfarë mënyrë, apo me ato armët që do të rrëmbeheshin në 2017. Unë nuk jam në PS për të shqyer partitë e vogla. Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh, grupe interesi që krijohen “Kap ça të kapësh”, kanë shqyer më shumë se PS e PD plaçkën shtet.


Partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri për ta bërë degë thesari të atij që ka vulën kjo është e vërteta.

“Ju nuk merrni vota as me lista të hapura, as të mbyllua dhe as të shqyera. Shqiptarët nuk janë budallenj e ju nuk keni asnjë shans“, tha Rama.

Listat janë të hapura.



Kodi Zgjedhor, që u miratua në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës, e cila i qëndroi idesë së saj që koalicionet të garojnë me listë unike të përbashkët, ndonëse kjo kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare, pritet të kalojë sot në votim në seancë plenare.

Çfarë u votua më 2 tetor në Komisionin e Ligjeve

Amendamentet e miratuara më 2 tetor në komision sanksionuan vendosjen e pragut 1% për numrin minimal të votave që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve. Ky ishte një propozim i grupeve parlamentare të pakicës që u pranua nga mazhoranca.

Gjithashtu u vendos që koalicioni zgjedhor të parashikohet si subjekt zgjedhor që garon në zgjedhje.  Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.

Tjetër ndryshim ishte detyrimi për ri-renditjen e pjesës së parë të listës që korrespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-rënditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale. Edhe ky propozim u bë prej përfaqësuesve të mazhorancës në komision.

Përfaqësuesit e pakicës parlamentare kërkuan dhënien e të drejtës për kryetarin e partisë që garon e vetme ose për kryetarin e partisë udhëheqëse të koalicionit kur garojnë një grup partish, që të jetë në listën e 12 zonave zgjedhore njëkohësisht. Mazhoranca pranoi pjesërisht këtë propozim duke e kufizuar këtë të drejtë në vetëm 4 zona zgjedhore.

Rendi i ditës, sipas asaj që publikon vetë Kuvendi i Shqipërisë:

A.R, OraNews