U akuzua për trafikim armësh, Fjolla Morina përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2020, 17:55
Pasi u arrestua ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, këngëtarja e njohur Fjolla Morina së fundmi ka përfunduar në spital.
Pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit, ajo nuk është ndjerë mirë dhe është detyruar të shkojnë me emergjencë në spitalin e Kukësit.
Aty ku dhe po merr ndihmën e nevojshme.
Rikujtojmë dhe njëher se këngëtarja është ndaluar nga Policia Kufitare e Morinës pasi tentoi të hynte në Shqiperi me armë zjarri.
Asaj i'u gjet në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë.

