Why Not - Të ftuar Noizy, Bes Kallaku & Juxhin Plovishti (SEZONI 5)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 10:30
Mes 34 personave që u shoqëruan në polici për protestën e 8 janarit në selinë e PD ishte edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Por çfarë mendon kolegu i tij në lidhje me përfshirjen e reperit ne politikë?
I ftuar në emisionin "Why?Not" në RTV Ora me moderatore Roza Lati, Noizy thotë se edhe pse Stresi angazhohet shumë në politikë, politika e lë në baltë atë. Për këtë arsye reperi e këshillon të qendrojë larg politikës.