Tirana e zënë me zgjedhjet, Besëlidhjen e kujton Kurti dhe politikanë nga Maqedonia, Mali i Zi e Presheva

Politika në Shqipëri, e "zënë deri në grykë" me fushatën zgjedhore për 25 prillin, edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur, duket se e ka harruar 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

2 marsin 1444 e përkujtuan përfaqësues nga politika në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës, të cilët ishin sot në Lezhë.

Mes tyre ishte dhe i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Ata marshuan në bulervardin "Gjergj Fishta" e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhjes, ndërsa vizituan dhe vendvarrimin e Skënderbeut.

Si sot, më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare.

Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman.

Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha e novatore të tij. 

Vendi Lajme Albin Kurti lezhe Politikë Lajmi i fundit beselidhja e lezhes 2 mars

EMISIONET