Tech/ Makina me energji diellore gati në nëntor, karikohet thjesht duke e lënë në diell

Tech/ Makina me energji diellore gati në nëntor, karikohet thjesht

Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do të fillojë të prodhojë makinën e parë në botë të pajisur me panele diellore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lightyear 0 do të ketë panele diellore të lakuar në çatinë, parakolpin dhe bagazhin e saj që mbushin baterinë elektrike ndërsa lëviz (ose mbetet i parkuar) dhe shpërndarja e parë në Evropë mund të jetë që në nëntor.

Kompania thotë se makina do të jetë në gjendje të udhëtojë rreth 388 milje pa u ndalur për t'u rimbushur dhe do të ketë një distancë shtesë deri në 44 milje në ditë nga panelet diellore. Për krahasim, kjo është pak më shumë se një Tesla Model 3 (374 milje).

Tech/ Makina me energji diellore gati në nëntor, karikohet thjesht

Çdo orë në diell do të shtojë deri në gjashtë milje ngarkesë në bateri, sipas Lightyear. Energjia diellore do të furnizojë makinën tuaj për udhëtime të gjata, dhe ju do të shpenzoni më pak kohë në pikat e karikimit, ose në rastin më të mirë mund të mos keni nevojë për to fare.

Kompania thotë se në një klimë të nxehtë si Spanja ose Portugalia, nëse udhëtimi juaj ditor është më pak se 22 milje, nuk do t'ju duhet të lidhni makinën në prizë deri në shtatë muaj. Në një klimë të ndryshueshme si Holanda, makina do të kishte nevojë për karikim pas dy muajsh.

Tech/ Makina me energji diellore gati në nëntor, karikohet thjesht

EMISIONET