Studim: Mund të ekzistojë jetë në një planet tjetër

Studim: Mund të ekzistojë jetë në një planet

Shkencëtarët  besojnë se mund të ekzistojë jetë në një planet, në afërsi të një dielli që po shuhet.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që një planet potencialisht me jetë është gjetur në orbitën e një ylli të tillë, të quajtur "xhuxh i bardhë".

Planeti u zbulua në "zonën e banueshme" të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë për të ekzistuar jeta.

Prof Jay Farihi nga University College London, i cili drejtoi studimin, tha se vëzhgimi ishte krejtësisht i ri për astronomët.

"Kjo është hera e parë që diçka është parë në zonën e banueshme të një "xhuxhi të bardhë". Për këtë arsye ekziston mundësia që të ketë jetë në një planet tjetër," tha ai për BBC./Ora News/

EMISIONET