Shpërthimi i jetës në Tokë i lidhur me metalin që vepron në qendër të planetit

Shpërthimi i jetës në Tokë i lidhur me metalin që

Në qendër të Tokës, një sferë gjigante prej hekuri të ngurtë po zmadhohet ngadalë.

Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit prova intriguese që sugjerojnë se lindja e kësaj sefere gjysmë miliardë vjet më parë mund të ketë luajtur një rol kyç në evolucionin e jetës në Tokë.

Kjo fushë mbron jetën në sipërfaqe duke zmbrapsur rrezatimin kozmik.

Planeti ynë përbëhet nga sfera. Ekziston një shtresë shkëmbi 5-70 km e trashë që mbulon Tokën. Kjo quhet kore dhe poshtë saj shtrihet manteli, i përbërë nga një shtresë 3000 km. Më poshtë, është bërthama e jashtme, prej hekuri të shkrirë, dhe brenda saj ka një sferë tjetër prej hekuri të ngurtë. Është më shumë se 2000 km në diametër dhe po rritet me rreth një milimetër në vit.

"Fusha magnetike e Tokës krijohet nga rrotullimi i hekurit në bërthamën e jashtme," tha John Tarduno, profesor i gjeofizikës në Universitetin e Rochester, Nju Jork. 

“Toka nuk do të kishte evoluar si Marsi, por sigurisht që do të kishte humbur më shumë ujë se sa sot nëse nuk do të kishte rindezur fushën e saj magnetike”, shtoi Tarduno. “Me siguri do të kishte qenë një planet shumë më i thatë se ai në të cilin jetojmë sot.”

Megjithatë, gjeofizikanti hezitoi të spekulonte saktësisht se si rilindja e fushës magnetike të Tokës do të kishte ndikuar në evolucionin e jetës. “Unë nuk mendoj se kthimi i fushës magnetike të Tokës dhe shpërthimi i mëpasshëm i jetës në Tokë mund të jenë të palidhura. Por ne nuk mund të themi se cili ishte rasti i saktë i ngjarjeve deri më tani. Kjo ka nevojë për më shumë studim.”

EMISIONET